Mbappe: Për Arbeloan unë jam sulmuesi i katërt në skuadër
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbappe: Për Arbeloan unë jam sulmuesi i katërt në skuadër
15/05/2026 - 07:58
Linku u kopjua

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, ka deklaruar se tani është sulmuesi i katërt i zgjedhur te Real Madridi, pasi trajneri Alvaro Arbeloa e la jashtë formacionit titullar në fitoren 2-0 ndaj Real Oviedo të enjten.

Francezi, i cili mungoi në humbjen 2-0 të së dielës nga Barcelona dhe u fishkëllye nga tifozët e tij pas rikthimit nga një dëmtim në kofshë, doli nga stoli në minutën e 68-të pasi Arbeloa zgjodhi të luante me Vinicius Junior dhe Gonzalo Garcia në sulm.

Mbappe u tha gazetarëve se gjendja fizike nuk ishte problem.

"Jam 100% mirë. Nuk kam luajtur sepse për trajnerin kam qenë sulmuesi i katërt në skuadër pas ( Franco ) Mastantuono , Vini dhe Gonzalo ," tha ai.

"Isha gati të filloja, është vendimi i tij dhe gjithmonë duhet respektuar. Nuk kam asnjë problem me Arbeloan. Duhet ta pranosh filozofinë e trajnerit dhe unë duhet të bëj më mirë për të luajtur përpara Vinit, Gonzalos dhe Mastantuonos.", shtoi Mbappe.

Mbappe është përballur me kritika nga tifozët për udhëtimin drejt Sardenjës ndërsa po rikuperohej nga lëndimi, megjithëse tha se klubi e kishte autorizuar udhëtimin.

Arbeloa tha se nuk kishte asnjë mënyrë që ai të mund ta inkuadronte Mbappen nga fillimi pasi ai humbi ndeshjen e Barcelonës dhe hodhi poshtë sugjerimin se i kishte thënë francezit se ishte zgjedhja e katërt.

"Pata një bisedë me të para ndeshjes dhe nuk e di se çfarë mund të kishte interpretuar ai, " u tha spanjolli gazetarëve.

"Për mua është shumë e qartë se një lojtar që katër ditë më parë nuk mund të ishte në stol (kundër Barcelonës), sot nuk duhet të luajë si titullar. Sidomos sepse nuk është finale, nuk është një ndeshje për jetë a vdekje.”, sqaroi Arbeloa.

Arbeloa shtoi se Mbappe do të jetë titullar në ndeshjen e radhës të Realit kundër Sevillas të dielën.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026