Mbappe është i Realit: Kjo ishte ëndrra ime jetësore
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kylian Mbappé tashmë është zyrtarisht lojtar i Real Madridit. Presidenti i klubit,  Florentino Pérez, e mirëpriti lojtarin në sallën e këshillit t  Real Madrid City, ku sulmuesi francez nënshkroi kontratën që do ta angazhojë atë në klub për pesë sezonet e ardhshme. Pas nënshkrimit, Mbappé iu dhurua një orë dhe një këmishë me emrin e tij dhe numrin nëntë të shtypur në të.

“Kam shumë vite që ëndërroj të luaj për Real Madridin. Unë jam një djalë shumë i lumtur sot. Shumë i lumtur”, tha fillimisht Mbappe, përcjellë KosovaPress.

Sulmuesi 25-vjeçar më pas vazhdoi të falënderonte Florentino Perezin për besimin që kishte treguar dhe për realizimin e transferimit, duke thënë:

“Dua të falënderoj presidentin Florentino Perez dhe të gjithë njerëzit që më kanë mundësuar të jem këtu”.

Mbappe gjithashtu përcolli mirënjohjen e tij për prindërit dhe rrethin e tij, ndërsa shtoi:

“Për familjen time, e cila është shumë e lumtur. Unë shoh nënën time duke qarë. Është një ditë e pabesueshme, e pabesueshme. Që kur isha fëmijë, kisha ëndërr të luaja dhe kjo do të thotë shumë. Dua të falënderoj të gjithë madrilenët . Për shumë vite më kanë dhënë shumë dashuri. Faleminderit”, shtoi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024