Mbappe e konfirmon, nuk do ta rinovojë kontratën me PSG
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kylian Mbappe ka lëshuar tani një deklaratë duke konfirmuar spekulimet se ai nuk do ta aktivizojë opsionin për ta rinovuar kontratën te Paris Saint-Germain edhe për një vit tjetër.

Mbappe e ka konfirmuar që nuk do ta nënshkruajë një marrëveshje të re me PSG-në, ndërsa zbuloi se bordi i klubit ka qenë i informuar për këtë gjë që nga 15 korriku i vitit 2022, raporton KosovaPress.

“Unë nuk kam diskutuar kurrë për një rinovim të kontratën mes PSG. Bordi ka qenë i informuar që nga 15 korriku i vitit 2022 për vendimin tim për mos ta vazhduar kontratën pas vitit 2024, dhe letra që është dërguar ishte vetëm për t’ua konfirmuar atyre atë se çfarë ua kam thënë”, tha Mbappe.

Në anën tjetër, pozita e PSG është e qartë. Mbappe ose duhet të rinovojë kontratën tani, ose të largohet këtë verë nga klubi, jo si lojtar i lirë në qershor të vitit 2024.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024