Mbahet mini-maratona “Vrapo për Autizëm”, vlerësohet se ndihmon në ndërgjegjësimin e shoqërisë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot, në kryeqytet po mbahet mini-maratona humanitare 5 km me moton “Vrapo për Autizëm”. Ky aktivitet u vlerësua se ndikon në rritjen ndërgjegjësimit në shoqëri derisa u potencua se personat me autizëm duhet të kenë përkrahje sa më të madhe nga të gjithë.

Në këtë aktivitet senzibilizues po marrin pjesë edhe nga kori diplomatik.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog shpreh i lumtur që ai dhe Bashkimi Evropian janë pjesë e mini-maratonës “Vrapo për Autizëm”.

Ai tha se aktivitete të tilla u pëlqen të mbështesin dhe shpreson që aktiviteti të ketë sukses.

Ambasadorja Nancy Soderberg, drejtoreshë e NDI-së në Kosovë tha se është e rëndësishme për të pasur një garë për njerëzit me autizëm, për të rritur ndërgjegjësimin.

Ditën e sotme ajo e quajti të mrekullueshme.

Ndërsa, organizatori i mini-maratonës, Burim Krasniqi u shprehse përveç institucioneve, këtë vit pjesëmarrës ka edhe nga kori diplomatik. Sipas tij, të gjitha të paratë e mbledhura nga shitja e numrave për pjesëmarrje në mini-maratonë do t’u dhurohen fëmijëve me autizëm.

Ai tha se nuk kanë pasur mbështje nga qeveria.

Pjesëmarrësi Fetah Zejnullahu tha se qëllimi i garës nuk është se kush fiton, por që të dërgohet mesazhi në shoqëri, që të gjithë jemi të barabartë.

Pjesëmarrësi tjetër, Driton Maliqaj nga klubi atletik “Theranda” tha se do të duhej që në këtë mini-maratonë të merrnin pjesë më shumë qytetarë. Ai apeloi që personat me autizëm të përkrahen sa më shumë.

Ai shtoi se mbështetja për personat me autizëm duhet të jetë prej të gjitha shtresave të shoqërisë./KosovaPress

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/kurti-ta-heqim-stigmatizimin-e-femijeve-me-autizem/
https://kosovapress.com/admin/kurti-2-prillin-ta-shnderrojme-ne-dite-te-perditshme-per-personat-me-autizem/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024