Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës kanë nënshkruar sot tre memorandume të bashkëpunimit me shtetin e Portugalisë, në forumin e parë ekonomik mes dy vendeve.
Ky bashkëpunim do të jetë ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Asociacionit të Bizneseve të Minho-s, Memorandumi i Bashkëpunimi ndërmjet Rrjetit Ndërkombëtar të Dhomave të Tregtisë Portugeze (RCCPM) dhe Odës Ekonomike të Kosovës si dhe Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Studimeve Ekzekutive ISCTE dhe Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT).
Ndërsa, Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujveci ka shtuar se themelet parlamentare mes Kosovës dhe Portugalisë veçse janë vendosur.
Kurse, Nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello është shprehur se plagët e luftës janë ato të cilat kanë bashkuar këto dy shtete.