Mason Greenwood te gjiganti francez është punë e kryer
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, transferimi i Mason Greenwood te Olympique Marseille është punë e kryer.

Marrëveshja është arritur mes Marseille dhe Manchester United, si dhe mes gjigantit francez e vetë lojtarit sa i përket kushteve personale, raporton KosovaPress.

Marseille ka rezervuar një aeroplan privat për Greenwood, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për ta nënshkruar kontratën sa më shpejtë që është e mundur.

Marrëveshja mes Greenwood dhe Marseille është arritur për një kontratë deri në qershor të vitit 2029.

United do të përfitojë 30 milionë euro nga shitja e Greenwood, si dhe 50% të shumës nga shitja e tij e ardhshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024