Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se Task Forca në nivel të MASHTI, ka nxjer rekomandimin që të shqyrtohet mundësia për kalim të klasës përkatësisht shkollës në skenarin C (mësimi online) nëse brenda tri ditësh konfirmohen dy ose më shumë raste të infektimit të nxënësve me virusin SARS-Covid-19 brenda një klase, nNëse më shumë se 5% e nxënësve të shkollës janë aktualisht të infektuar me virusin SARS-Covid-19 dhe nëse shkalla e infeksionit në mesin e personelit të shkollës është e tillë që mungesat nga puna pamundësojnë organizimin e procesit mësimor me prezencë fizike.
Sipas MAShTI, vendimin për aplikimin e skenarit më të përshtatshëm e merr task forca e shkollës.
Postimi i plotë i MAShTI-it:
Në mbledhjen e 55-të të dt. 21 janar 2022, Qeveria e Republikës së Kosovës aprovoi masat e reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.
Me propozimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, procesi edukativo –arsimor në institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve zhvillohet sipas Udhëzuesit të MASHTI për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë Covid-19, me obligimin që të respektohen masat mbrojtëse të përcaktuara nga IKSHPK.
Udhëzuesi për organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë COVID-19, parasheh 4 skenarë për zhvillimin e procesit mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike dhe kushtet specifike në shkolla:
Vendimin për aplikimin e skenarit më të përshtatshëm e merr task forca e shkollës. Brenda një shkolle mund të aplikohet më shumë se një skenar, pra disa klasë mund të punojnë me prezencë fizike dhe orar të plotë (Skenari i Rikthimit), ndërsa ndonjë klasë tjetër online (Skenari C).
Task Forca në nivel të MASHTI, në mbledhjen e mbajtur më 20 janar 2021, nxorri rekomandimin që të shqyrtohet mundësia për kalim të klasës përkatësisht shkollës në skenarin C (mësimi online) në njërin nga këto raste:
•?Nëse më shumë se 5% e nxënësve të shkollës janë aktualisht të infektuar me virusin SARS-Covid-19;
•?Nëse shkalla e infeksionit në mesin e personelit të shkollës është e tillë që mungesat nga puna pamundësojnë organizimin e procesit mësimor me prezencë fizike.
Në rast nevoje për organizimin e mësimit online mund të shërbejnë video-mësimet që emetohen në RTK4 çdo ditë pune prej 9-16 h sipas orarit të hartuar nga MASHTI:
https://masht.rks-gov.net/uploads/2022/01/oraret-e-transmetimeve-për-muajin-janarxlsx.pdf
Për mësimin online shkollat mund të shfrytëzojnë platformën zyrtare ëëës.shkollat.org, por edhe platformat tjera që janë në dispozicion si: Zoom, eShkollori, Google Meet, etj.
Në institucionet e arsimit të lartë, mësimi mund të organizohet me prezencë fizike me kusht që grupet me mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.