Masat kufizuese të MSh-së dëmtojnë bizneset, kërkohet subvencionimi i kompanive
Lexohet për: 3 min.
vendimi-160824
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të kufizojë orarin e punës nga 14 deri më 17 gusht, si rrjedhojë e rritjes së konsiderueshme të temperaturave në vendin tonë. Megjithatë, Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë dhe Financave deri më tani nuk kanë paraparë ende t’i subvencionojë bizneset dhe punëtorët e prekur nga ky vendim i kësaj ministrie të marrë dy ditë më parë.

Komuniteti i biznesit vlerëson se dëmet janë të konsiderueshme për kompanitë dhe punëtorët, prandaj për këtë kërkojnë mbështetjen e Qeverisë. Përveç kësaj bizneset nuk arrijnë t’i realizojnë projektet e planifikuara. Edhe në sektorin e bujqësisë fermerët pësojnë dëme pasi që nuk arrijnë t’i vjelin kulturat e tyre bujqësore gjatë këtij kufizimi të orarit.

Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë treguar për KosovaPress nëse do të kenë ndonjë masë për mbështetjen ose subvencionimin e bizneseve dhe fermerëve të afektuar nga vendimi për kufizimin e orarit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë për KosovaPress se institucionet qendrore kur marrin një masë për një kufizim duhet menduar edhe për kompensimin bizneseve që mos me shkaktuar dëme as bizneseve, por as punëmarrësve.

Kryetari Rafuna ka thënë po ashtu se edhe në vendimin tjetër për masa kufizuese në muajin korrik nuk ka pasur subvencionime.

Ai thekson se në momentin që jenë marr masat kufizuese, ka qenë dashur me i paraparë edhe masat lehtësuese për bizneset.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të kufizojë orarin e punës nga 14 deri më 17 gusht.

Ky vendim, sipas Ministrisë së Shëndetësisë është marrë në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Sipas MSH-së, gjatë kësaj periudhe të nxehtësisë ekstreme, rekomandohet që të ndryshohen oraret e punës për të shmangur punën në orët më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 16:00.

Po ashtu të aplikohet orari fleksibël i punës, që nënkupton lejimin e punëtorëve që të fillojnë punën më herët në mëngjes ose të punojnë nga shtëpia nëse ka mundësi.

Shtatzënat të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë 11:00 — 16:00, ose të punojnë nga shtëpia, e kufizime të tjera.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/temperaturat-e-larta-ne-kosove-ministria-e-shendetesise-merr-kete-vendim-2

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024