Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen tha se BE-ja po mbyll hapësirën e saj ajrore për avionët rusë, duke ndaluar mediat shtetërore ruse në territorin e saj dhe duke vendosur sanksione të reja ndaj Bjellorusisë. Sipas saj, BE synon të fillojë furnizimin me armë në Ukrainë.
Duke folur në një konferencë për shtyp pasditen e sotme, presidentja e Komisionit Evropian tha se hapësira ajrore e BE-së do të mbyllet për avionët që janë në pronësi ruse, të regjistruar në Rusi ose nën kontrollin rus.
Ajo tha gjithashtu se makineria mediatike e Kremlinit do të ndalohet në BE.
"Mediat shtetërore Russia Today dhe Sputnik dhe bashkëpunëtorët e tyre nuk do të jenë më në gjendje të përhapin gënjeshtrat e tyre për të justifikuar luftën e Putinit," tha Von der Layen, duke vënë në dukje se KE po zhvillonte mjete për të ndaluar dezinformatat e tyre toksike dhe të dëmshme në Evropë.
Sipas njoftimit të saj, BE-ja do të fillojë furnizimin me armë për Ukrainën, që është hera e parë në histori që BE vendos për një lëvizje të tillë.