Digjet një fabrikë e mishit, ky është shkaktari i zjarrit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
mishi 1
2 orë më parë
Linku u kopjua

Sot në mëngjes është djegur një fabrikë e mishit në Babimovc. Në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin, raporton KosovaPress.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për dëmet që janë shkaktuar nga ky zjarr në këtë fabrikë.

“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Babimovc. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Për detaje të tjera njoftoheni me kohë”, thotë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti për KosovaPress.

Ekipi i KosovaPress është në vendin e ngjarjes raporton se tashmë zjarri është ndal dhe njësia hetuese është duke u marr me rastin ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Një punëtorë i kësaj fabrike i ka thënë KosovaPress se dyshohet që shkaktar i zjarrit është rryma.

Ani se nuk është prononcuar pronari i fabrikës ‘Apetit’, mësohet djegia ka përfshirë pjesë të depos dhe fabrikës, por jo edhe thertores.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024