Masa e paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve në rastin “Sekiraqa” dhe “Capat”, gjykata jep detaje
Lajme
Lexohet për: 3 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për masën e paraburgimit me nga një muaj ndaj pesë të dyshuarve të përfshirë në rastin “Sekiraqa” dhe “Capat”, në Aktash të Prishtinës.

Në këtë rast mbeti i vdekur një person.

Në njoftimin e lëshuar nga Gjykata Themelore thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurve K.G, V.A, R.Ll, S.S, F.A dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurve K.G dhe V.A dhe persona tjerë NN, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Vrasja e rëndë në tentativë, të pandehurit R.Ll, S.S, F.A dhe të pandehurit tjerë tani të panjohur NN, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje Vrasja e rëndë, po ashtu të pandehurit K.G, V.A, R.Ll, S.S, F.A, secili veç e veç kanë kryer edhe veprën penale Mbajtja në pronësi kontrollë ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurve K.G, V.A, R.Ll, S.S, F.A dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin.

Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse të pandehurit K.G, V.A, R.Ll, S.S, F.A lihen në liri, paraqet rrezik se të njëjtit mund të ikin dhe të shmangen nga procedura penale, mund të bëhen të pa arritshëm për organet e ndjekjes dhe gjykatën, poashtu nëse lejohen të mbrohen në liri, të njëjtit mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar në prova si dhe mund të ndikojnë edhe në dëshmitarë, si dhe ekziston edhe rreziku potencial që të pandehurit mund të përsërisin veprat e ngjashme penale, andaj për të evituar rrezikun e përsëritjes së veprave penale, duke marr parasysh mënyrën e kryerjes, e po ashtu edhe ambientin në të cilin është kryer vepra penale, gjykata vlerësoi se është i nevojshëm caktimi i paraburgimit në këtë fazë të procedurës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

https://kosovapress.com/rasti-sekiraqa-dhe-capat-nga-nje-muaj-parabugrim-ndaj-pese-te-dyshuarve
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024