Marshimi kampion i Bayerit të Granit Xhakës kaloi përmes Freiburgut
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Bayer Leverkusenit vazhduan serinë e fitoreve në Bundesligë, duke mposhtur Freiburgun me rezultat 3:2 (2:1) si mysafirë në ndeshjen e xhiros së 26-të të së dielës. Sërish lidershipi i skuadrës së Granit Xhakës në krahasim me Bayernin, ndjekësin e parë në tabelë, arrin në dhjetë pikë të mëdha.

Ishte ndeshja e 38-të e sezonit në të cilën “Aspirinët” nuk shënuan humbje. Ishte një triumf jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse pas pushimit ndërkombëtar, ata kanë një ritëm të ashpër - do të luajnë çdo tre ditë për një periudhë prej tre javësh. Në atë interval i presin gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë dhe dy ballë me West Hamin në çerekfinale të Evropa Ligës.

Bayer kaloi në epërsi me Florian Wirtz në minutën e dytë, por japonezi Ritsu Doan barazoi tetë minuta më vonë. Megjithatë, në pjesën e parë, Bayer rifitoi epërsinë dhe në minutën e 40-të Adam Hlozek ishte i saktë. Patrik Schick kaloi në avantazh mysafirët në minutën e 53-të me një gol të mrekullueshëm. Pas dy golave ​​që i dha Qarabag në kohën shtesë, Schick shënoi golin e katërt në Bundesligë këtë sezon.

Megjithatë, Bayer-it iu desh të priste deri në fund pasi Yannik Keitel në minutën e 79-të shkurtoi rezultatin në 3:2. Keitel shënoi golin e parë në karrierën e tij si senior, dhe me shumë mundësi edhe të fundit në fanellën e Freiburgut, pasi po flitet se ai do të jetë lojtar i Shtutgartit nga sezoni i ardhshëm. Freiburg pret një vendim të rëndësishëm në të ardhmen e afërt. Trajneri Christian Streich, i cili ka 13 vite në stol do të vendosë nëse do të drejtojë skuadrën në sezonet në vijim. Në xhiron e radhës Bayer do të takohet me Hoffenheim, ndërsa Freiburgu do të vizitojë Borussia Monchengladbach në derbin bardhezi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024