Marshi në Luginë, Sinani: Betejat tona si shqiptarë do t’i vazhdojmë edhe më tej
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
presheva
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka theksuar se qyteti që drejton nuk mund të mos ishte vendi i cili do t’i bënte bashkë shqiptarët e Luginës, duke folur për protestën e sotme që u mbajt.

“Sot, dëshmuam edhe një herë që shqiptarët e Luginës as nuk nënshtrohen e as nuk heshtin, edhe përkundër mos implementimit të marrëveshjeve të nënshkruara nga vetë Beogradi. Betejat tona si shqiptarë do t'i vazhdojmë edhe më tej, sado e vështirë të jetë rruga deri në realizimin e plotë të të drejtave tona”, ka shkruar Ardita Sinani në Facebook.

Kjo është protesta e dytë e shqiptarëve të Luginës në dy muajt e fundit, pas asaj në Bujanoc në gusht.

https://kosovapress.com/shqiptaret-e-lugines-marshojne-per-identitet-dhe-dinjitet-dhe-kunder-diskriminimit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024