Marrëveshje, mbi 200 shtëpi do të ndërtohen në katër komunat veriore
Lexohet për: 1 min.
Veriu-i-Mitrovices-7
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, njofton se MAPL dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e mbi 200 shtëpive në katër komunat veriore të Kosovës.

Ministri Elbert Krasniqi bën të ditur se mbi 100 shtëpi do të mbulohen me mjete financiare nga ministria, ndërsa, mbi 100 të tjera nga shoqata.

“Me Halil Kastratin nënshkruajtëm marrëveshjen për bashkëfinancimin e ndërtimit të mbi 200 shtëpive në komunat Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe shoqata 'Jetimat e Ballkanit', në frymën e bashkëpunimit dhe sigurimit të banimit të qendrueshëm, për banorët e komunave veriore do të ndërtojnë mbi 200 shtëpi duke ju dhënë të drejtë familjëve të realizojnë ëndrrën e tyre për të banuar dhe jetuar në tokat e tyre”, ka shkruar Elbert Krasniqi në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024