Në vlerë 25.5 milionë euro është nënshkruar marrëveshja e nën-huazimit mes KOSTT-it dhe Ministrisë së Financave për projektin “Zhvillimi i sektorit të energjisë VII - Përmirësimi i rrjetit të transmetimit”. Ky projekt parasheh investime në zëvendësimin e nënstacioneve të linjave kyçe të tensionit për operim të sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit të transmisionit.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, derisa ka treguar qëllimin e projektit tha se e rëndësishmja e kësaj marrëveshje është se do të vazhdojë të ulët niveli i humbjeve, ani pse sipas tij humbjet janë të vogla.
Ndërsa, Matthias Conrad zëvendës Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, është shprehur i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje. Ai tha se përmirësimi i klimës në sektorin e energjisë është një fushë prioritare e bashkëpunimit të Gjermanisë me Kosovën.
Ndërkaq, Evetar Zeqiri, kyeshef ekzekutiv i KOSTT-it ka treguar se ku do të fokusohet ky projekt.