Marrëveshja për migrantët, Dhoma e Deputetëve në Itali e miraton me 155 vota pro
Lexohet për: 1 min.
Meloni-Rama
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Dhoma e Deputetëve në Itali miratoi projektligjin e ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, që parashikon hapjen e dy CPR-ve në territorin shqiptar, për të pritur 3000 emigrantë, sipas Tgcom.

Votat pro ishin 155, kundër 115, dhe dy abstenime, ndërsa u prit me duartrokitje. Projektligji tani kalon në Senat.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë disa ditë më parë shqyrtoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të grupit të Berishës dhe Bardhit, që kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes. /tch

Kushtetuesja shtyn për 24 janar seancën për marrëveshjen e migrantëve Shqipëri-Itali • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024