Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila nisi ditën e sotme gjykimin mbi marrëveshjen e migrantëve, ka njoftuar se seanca e radhës do të shtyhet më 24 janar 2024.
Sa i përket kërkesës së bërë nga Gazment Bardhi për t’iu drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut gjykata thotë se gjykata vendosi të rezervohet për t’u shprehur në përfundim të shqyrtimit gjyqësor.Gjithashtu Kushtetuesja i kërkon këshillit te ministrave si provë traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në vitin 1995.
Shqipëri, Kushtetuesja pezullon ratifikimin e marrëveshjes për emigrantët me Italinë • KosovaPress
Sot në datën 18.10.2024, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve kërkesën e paraqitur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (kërkuesi), me objekt: “Deklarimi i papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit” dhe ndalimi i ratifikimit të tij nga Kuvendi. Pezullimi i procedurave për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit”.
Migrantët, Italia miraton projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë • KosovaPress
Piantedosi: Marrëveshja për emigrantët nga Tirana mund të jetë model për të tjerët • KosovaPress
Gjatë shqyrtimit të çështjes, Gjykata konstatoi se subjekti i interesuar Këshilli i Ministrave ka prapësuar se Protokolli i Bashkëpunimit është lidhur bazuar në Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë i vitit 1995. Në këto rrethana, Gjykata bazuar në nenin 44/a të ligjit organik të saj vlerësoi se shqyrtimi i këtij Traktati është i nevojshëm për hetimin e plotë të çështjes, ndaj vendosi t’i kërkojë Këshillit të Ministrave paraqitjen e kësaj prove dhe për këtë shkak, seanca plenare e radhës do të zhvillohet në datën 24.01.2024, ora 11:30.
Sa i takon kërkesës së grupit të deputetëve për marrjen e opinionit këshillimor nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Gjykata vendosi të rezervohet për t’u shprehur në përfundim të shqyrtimit gjyqësor. /EuronewsAl