Marina indiane kap një anije të rrëmbyer nga piratët somalezë
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Forcat indiane kanë kapur një anije të rrëmbyer nga piratët në dhjetor, duke shpëtuar 17 anëtarë të ekuipazhit.

"INS Kolkata, në 40 orët e fundit, përmes veprimeve të bashkërenduara me sukses i futi në qoshe dhe i detyroi të gjithë 35 piratët të dorëzoheshin dhe siguroi evakuimin e sigurt të 17 anëtarëve të ekuipazhit në mbrëmjen e sotme ... nga anija pirate pa asnjë lëndim," tha Marina Indiane.

Marina kishte njoftuar më herët se anija, MV Ruen, ishte rrëmbyer nga piratët somalezë dhe ishte përdorur për të kryer akte pirateria në det të hapur. Sipas Marinës, pasi Ruen u kap pothuajse 2,600 kilometra nga bregu indian, forcat detare e ndaluan atë në përpjekjet e ndihmuara nga anija patrulluese Subhadra, me komando detare të hedhura në bord nga një C-17 avion transporti ushtarak.(AA)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025