Maqedonia e Veriut nuk do ta ekstradojë Blerim Ramadanin
Lexohet për: 1 min.
449241150_1005415927634490_1413789289419838844_n
3 muaj më parë
Linku u kopjua

​Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës njofton se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e Blerim Ramadanit.

Më 17 korrik 2024, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, është ndaluar Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i UÇK-së, në bazë të një fletëarresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga Interpol.

Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024