Ndërsa greva po vazhdon në Qendrën Shtetërore të Provimeve për rritje të pagave 25 për qind, ministri i Arsimit i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri këtë e vlerëson si praktikë jo shumë të mirë.
Sipas Shaqirit, gjithsecili po mundohet të shfrytëzojë një mekanizëm kushtëzimi për të arritur deri të qëllimi i caktuar.
Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve një ditë më parë sërish ka aktivizuar grevën për të kërkuar rritje të pagave 25 për qind. Rritja që ata kërkojnë duhet të vlejë për të gjithë punësuarit në Qendrën Shtetërore të Provimeve që organizojnë testimet për nxënësit dhe mësimdhënësit. Kjo grevë nuk do të jetë pa pasoja.
Aktivitetet që zhvillohen gjatë kësaj periudhe në Qendrën shtetërore të provimeve dhe zbatimi i të cilave do të vihet në pikëpyetje janë provimi profesional për mësues dhe bashkëpunëtorë profesionalë ku janë 700 kandidatë të regjistruar.