Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se grupet e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjska kanë përdorur armatim të prodhuar në fabrikat shtetërore të Republikës së Serbisë dhe se kanë qenë të trajnuar nga instruktorë ushtarakë.
Kështu tha ai në “Samitin e Ballkanit për dezinformim”, teksa theksoi se janë duke punuar në ndërtimin e një qendre trajnuese kombëtare për sigurinë kibernetike e cila do të inaugurohet më 26 mars.
Po ashtu, Maqedonci vlerëson se inavizioni rus në Ukrainë në një formë ka ndikuar edhe në destabilizmin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, më saktësisht në veri të Kosovës. Ai shtoi se ka evidenca për grupet e 24 shtatorit në Banjska të Zveçanit kanë përdorur armatim të thelluar në fabrikat shtetërore të Republikës së Serbisë si dhe kanë qenë të trajnuar nga instruktorë ushtarakë si dhe dyshojnë që gjatë kësaj periudhe prej që ekziston qendra humanitare ruse në Nish mund të jenë të trajnuar dhe të përgatitur nga kjo qendër.
Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Maqedonci tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po neglizhon përmbylljen e procesit, pasi sipas tij, ai po pret rezultatin e luftës në Ukrainë në mënyrë që të vlerësojë situatën e cila do të ishte e favorshme për shtetin e Serbisë.
Në këtë samit, përveç tjerash, është diskutuar për dezinformimin, luftën në Ukrainë, Inteligjencën Artificiale (AI), mediat si dhe influencën e Kinës në Lindje të Mesme./A. Shala /
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...