Maqedonci takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për gjendjen e sigurisë në vend
Lexohet për: 1 min.
maqedonci
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot gjatë ditës ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it, Ozcan Ulutas.

Maqedonci ka thënë se me Ulutas kanë folur për situatën e sigurisë në vend dhe intesifikimin e patrullimit kufitar nga KFOR pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi të takoj komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özcan Ulutaş.

Temë qëndrore e takimit ishte situata e sigurisë në vend, intesifikimi i patrullimit kufitar nga ana e trupave të KFOR-it duke marrur për shkas sulmin e 24 shtatorit, e po ashtu rritja e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës në çështje të mbrojtjes.

Ruajtja e kufirit do të thotë ngritje e nivelit të sigurisë, mbyllje e rrugëve ilegale dhe luftim i grupeve kriminale nga ana e Policisë së Kosovës.

Ky bashkëpunim Polici e Kosovës, KFOR, FSK, ofron siguri dhe stabilitet për gjithë qytetarët dhe vendin tonë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024