Maqedonci: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
maqedonci-111124
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka hedhur poshtë kritikat e deputetit të PDK-së, Hisen Berisha mbi cilësinë dhe mungesën e ushqimit për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Gjatë seancës së Kuvendit ku po shqyrtohet , ministri theksoi se ushtarët po furnizohen rregullisht me tri shujta ushqimore të përditshme.

Ministri Maqedonci gjatë seancës ku po shqyrtohet në parim buxheti 2025, bëri të ditur se sot, për herë të parë, 1 mijë ushtarë të vendosur në Babaj të Bokës kanë shijuar biftek të klasit të parë, të përgatitur nga stafi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

"Ushtarët po vazhdojnë të ushqehen me ushqim në tre shujta dhe sot pikërisht 1 mijë ushtarakë që i kemi, për herë të parë, kanë ngrënë biftek të klasit të parë i cili është servuar pikërisht nga stafi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Maqedonci.

Berisha, ka kritikuar Maqedoncin duke iu drejtuar se me projektin e vet-qëndrueshmërisë po eliminojnë projektin për një ushtri profesioniste, me rrezikun që ta ndalin si proces.

Maqedonci, ka shtuar se vet qëndrueshmëria është koncept i çdo ushtrie moderne e cila synon që varësinë nga operatorët ekonomik, ta transformojë në një kapacitet vetanak për të ngritur dhe përkrahur operacionalitetin e forcave të armatosura.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025