Maqedonci pret në takim Vengun: Diskutuam për zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë ushtarake
Lexohet për: 2 min.
455610978_863579882419965_3983659216553336132_n
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim homologun nga Shqipëria, Pirro Vengu. Ministri shqiptar ka zhvilluar vizitën e tij të parë jashtë vendit në Kosovë, ku u prit me ceremoni ushtarake. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaroi se në takimin me ministrin Vengu, kanë diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë ushtarake. Po ashtu, Maqedonci theksoi se synojnë që bashkë me Shqipërinë të jenë pjesë e NATO-s.

Sipas Maqedoncit, Kosova e Shqipëria po bashkëpunojnë në vazhdimësi për tu përballur me çdo rrezik e kërcënim.

Kosova dhe Shqipëria si dy vende demokratike, siç shtoi Maqedonci, po vazhdojnë të kontribuojnë në luftën globale kundër kërcënimeve që cenojnë sigurinë globale.

Edhe homologu nga Shqipëria, Pirro Vengu theksoi se në këtë takim janë dakorduar një sërë përparësish që kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve.

Ministri Vengu u pyet edhe nëse do të shtojnë trupat në Kosovë, për çka theksoi se kjo ka ndodhur në kuadër të aleancës dhe komandimit të përbashkët.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu shtoi se industria ushtarake është në qendër të vëmendjes të të dyja vendeve.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025