Maqedonci: Intensifikimi i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Shqipëri, obligim ndaj kombit
Siguri
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Syla, priti sot në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vendin tonë, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve, por edhe mundësitë e thellimit e të konkretizimit të mëtejmë të tyre në fushën e mbrojtjes.

Duke i uruar Malaj detyrën e re në krye të misionit diplomatik të Shqipërisë në Prishtinë, ministri Maqedonci vlerësoi se emërimi i tij në detyrën e ambasadorit do t'i japë një shtysë të re këtij bashkëpunimi i cili paraqet interes reciprok të të dyja vendeve.

Sipas njoftimit, pasi e falënderoi ambasadorin për mbështetjen institucionale të deritanishme, ministri Maqedonci tha se intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve përveç aspektit diplomatik, është obligim ndaj kombit.

Nga ana e tij, ambasadori Malaj konfirmoi se me përkushtim do të angazhohet për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës. Mision ky fisnik i çdo shqiptari.

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
68
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024