Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se do të vazhdojnë me ndërtimin e kapaciteteve të ushtrisë së Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s dhe në bashkëpunim me aleatët, prej të cilëve tha se në dy vitet e fundit kanë rritur blerjet ushtarake.
Maqedonci në konferencën e parë njoftuese për media, ka thënë se në gjysmë mandatin e tij do të vazhdojë në katër objektivat e vendosura nga Qeveria, dy që lidhen me ministrinë e Mbrojtjes dhe dy të tjera me zhvillimin e FSK-së.
Maqedonci tha se po vazhdojnë rekrutimin në vazhdimësi dhe si rrjedhojë janë 612 rekrutë që po trajnohen dhe 380 pjesëtarë të forcës rezervë, që do t’i bashkëngjiten radhëve të FSK-së
Ish-oficeri i FSK-së, tani ministër i Mbrojtjes, tha se do të vazhdojnë me investimet në të gjitha kazermat e FSK-së, por fokus do të jetë edhe bashkëpunimi me institucionet tjera vendore e ndërkombëtare.
Ai tha se “Defender Europe '23”, në aspektin operacional, të gjitha aktivitetet kishin përfunduar në atë kohë dhe nuk janë penalizuar në aspektin operacional. Sipas tij, në vjeshtë do të marrin pjesë edhe në konferencat për “Defender Europe 25”.