Maqedonci dekoron oficeren amerikane me Medalje për Shërbim të Shquar
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci sot gjatë një takimi lamtumirës, ka dekoruar oficeren bilaterale për Kosovën në kuadër të Drejtorisë për Plane të Komandës së SHBA-së për Evropë, major Alexandra Erickson, me Medalje për Shërbim të Shquar. Në një postim në Facebook, ministri Maqedonci ka shkruar se ai ka ndarë këtë dekoratë për kontributin e dhënë në koordinimin e mbi 150 aktiviteteve të përbashkëta ushtarake, rritjen e bashkëpunimit ushtarak SHBA-Kosovë, gjë që ka ndikuar në zhvillimin e FSK-së. “Major Eriksonit i dëshiroj suksese në detyrën dhe misionin e ri të saj”, ka shkruar Maqedonci.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024