Manovron me veturë pa goma dimri në borë, ndëshkohet nga policia
Lexohet për: 1 min.
Dibra
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Shtetit në Dibër ka ndëshkuar shtetasin E.T., pasi kishte postuar në rrjete sociale pamje nga manovrimet me veturën e tij pa goma dimri në borë, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Patrulla e Policisë Rrugore, pas shoqërimit në Komisariat të shtetasit së bashku me automjetin e tij, e kanë ndëshkuar me masë administrative 40.000 lekë (rreth 385 euro), bazuar në Kodin Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024