Lideri i lëvizjes "Kreni Promeni" Savo Manojlloviq ka reaguar të martën pas arrestimit të dy studentëve në Novi Sad të Serbisë, për shkak të dyshimeve të supozuara për përgatitjen e rrëzimit të rendit kushtetues.
Një gjë të tillë, ai e vlerësoi sot si një akt të turpshëm.
Ai akuzoi drejtpërdrejt presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si përgjegjës për shembjen e sistemit kushtetues dhe theksoi se institucionet janë të varura nga pushteti politik.
"Vuçiq është ai që shembi rendin kushtetues. Ai po shemb gjyqësorin e pavarur dhe institucionet u pushtuan nga oktapodi kriminal i Partisë Progresive Serbe (SNS)... Ai uzurpoi median dhe minoi gjyqësorin", shkroi ai.Nëse institucionet në serbi do të funksiononin në mënyrë të pavarur, Manojlloviq tha se, ato do të fillonin procedurat kundër qeverisë aktuale.
"Nëse nuk do të ishin uzurpuar nga SNS, si policia ashtu edhe BIA do të kishin punuar për të ruajtur rendin kushtetues, dhe kjo do të thotë largimin dhe arrestimin e Vuçiq", përfundoi Manojlloviq.