Mane flet për të ardhmen dhe incidentin me Sanen në stërvitje
Lexohet për: 2 min.
Bayern Mane Sane
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sezoni i parë i Sadio Manes në Bayern ishte jashtëzakonisht zhgënjyes dhe ai konsiderohet si njëri nga yjet që mund të shitet gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas informacioneve të Sky, Mane mund të shitet në mënyrë që të rikuperohet të paktën një pjesë e rreth 32 milionë eurove që Mynihu ia pagoi Liverpoolit një vit më parë.

Duke folur për të ardhmen e tij, Mane tha se do të rikthehet te Bayerni dhe se atje ka një sfidë të cilën dëshiron ta fitojë pasi sezoni i parë pati shumë komplikime, përcjellë KosovaPress.

“Ishte një sezon shumë i komplikuar, ndodh. Nuk ishte një surprizë, prisja që gjërat të ishin paksa të komplikuara. Është krejt normale", tha senegalezi.

Ai më pas u pyet edhe për incidentin me Lory Sanen për të cilin tha se gjëra të tilla mund të ndodhin, por që tashmë të dy lojtarët e kanë lënë prapa krahëve këtë histori.

"Diçka e tillë mund të ndodhë. Ndodhi. Ne ishim në gjendje ta zgjidhnim këtë problem të vogël. Ndonjëherë është mirë t'i zgjidhim problemet, por ndoshta jo në këtë mënyrë. Tani është prapa nesh. Ne do të përpiqemi të luftojmë për së bashku, që klubi mund të arrijë objektivat e tij sezonin e ardhshëm”, theksoi ish-sulmuesi i Liverpoolit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024