Mandl në Kuvendin e LDK-së: Kosovës i duhen reforma në politikën e brendshme
Lexohet për: 2 min.
Lukos Mandl
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Kuvendin e dhjetë Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) sot ka marrë pjesë  edhe eurodeputeti Lukos Mandl.

Ai me këtë rast ka përshëndetur mbajtjen e kuvendit zgjedhor të partisë së dytë më të madhe opozitare në vend.

Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së - KosovaPress

“Jam krenar që jam pjesë e kësaj familjeje politike. Dhe sinqerisht, është nderi dhe kënaqësia ime më e thellë që të flas në kuvendin e shtëpisë politike të themeluesit të shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, të flas në Kuvendin e partisë së Ibrahim Rugovës. Ky është një nder, është një kënaqësi, është historike për mua në jetën time dhe kjo është kuptimplotë përtej fjalëve. Duke qenë se nuk kam vepruar asnjëherë politikisht brenda Kosovës, e njoh familjen time politike, familjen e Partisë Popullore Evropiane, dhe duke vizituar LDK-në sot, duke e vëzhguar LDK-në për shumë vite, më shumë se kurrë e kam rikonfirmuar se kjo është familja e duhur politike për mua dhe kjo është padyshim familja e duhur politike për ju”, tha Mandl.

Abdixhiku thotë se Kuvendi zgjedhor i LDK-së përcakton fatin e Republikës - KosovaPress

Ai theksoi se LDK po punon me përkushtim në të mirën e qytetarëve të Kosovës, teksa shtoi se Kosova ka nevojë për reforma në politikën e brendshëm dhe në sektorët me rëndësi, sikurse janë arsimi e shëndetësia. /KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kuvendi zgjedhor i LDK-së, Faton Bislimit nuk ia japin fjalën - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025