Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillen në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
461690186_1069855951447855_5680923269056195066_n
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka akuzuar lidershipin në Serbi se po sillen në mënyrë agresive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke mos e pranuar të kaluarën. Mandl theksoi se Serbia mundet me qenë motor i ekonomisë në rajon dhe të kontribuojw për të tërë rajonin, mirëpo udhëheqja institucionale atje nuk po e bën një gjë të tillë.

Mandl gjatë fjalës së tij në konferencën e Federatës së Paqes Universale, ku po diskutohet për “Paqen, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor", tha se përparimi i rajonit bëhet vetëm përmes bashkëpunimit dhe jo konflikit.

"Serbia mundet me qenë sikurse Gjermania në Ballkanin Perëndimor, si një motor i ekonomisë. Serbia mundet të kontribuoj në përparimin e njerëzve të vendit të vet dhe më pastaj të rajonit. Shumë njerëz në Serbi e bëjnë këtë por lidershipi i Serbisë nuk po e bën një gjë të tillë. Ata po sillen në mënyrë agresive, duke mos e pranuar  të kaluarën", tha ai.

Ai e konsideroi të domosdoshme realizimin e reformave më gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si parakusht për investime strategjike dhe integrime evropiane.

"(Në rajon) Bashkëpunimi me shumë se konfrontimi, bashkëpunimi më shumë sesa konflikti. Ky duhet të jetë qëllimi kryesor në Ballkanin Perëndimor...  Investimet janë të nevojshme, sa më pak burokraci më shumë mundësi dhe sundim të ligjit. E di se gjasat do të jenë më të mëdha për investime që të bëhen në Kosovë dhe rajon. Sistemi arsimor, shëndetësor janë kushte për zhvillim të duhur. Reformat janë të nevojshme për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor", tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024