E pasuksesshme dhe e dështuar po vlerësohet puna katër vjeçare e diplomatit sllovak, Mirsolav Lajçak, si ndërmjetësues i dialogut, Kosovë-Serbi. Katër muaj para se ta përfundojë mandatin si lehtësues i dialogut, Lajçak kritikohet për njëanshmëri dhe qasje jokorrekte në dialog. Njohësit e procesit të dialogut thonë se përgjatë mandatit të tij nuk pati normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkundër arritjes së marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.
Analisti politik, Fidan Ukaj thotë për KosovaPress, se puna e Lajçak ka qenë një dështim në dialog.
Sipas tij, marrëveshja e Brukselit e Aneksi i Ohrit nuk janë meritë e Lajçak, pasi janë arritur me përfshirje direkte të Francës e Gjermanisë.
Derisa nuk dihet se kush do te pasojë Lajçakun, analisti Ukaj thotë se ndërmjetësi i ardhshëm në dialog duhet të ketë besimin e të dy palëve dhe duhet të vjen nga një vend njohës i Kosovës.
Lajçak ka marrë detyrën si lehtësues i dialogut në vitin 2020./E.Zeqiri/