Manchester City në finale të Kupës së Botës për klube
Lexohet për: 1 min.
13-Manchester City
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kampioni evropian dhe anglez, Manchester City ka siguruar biletën e fundit drejt finales së Kupës së Botës për klube.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “King Abdullah Sports City”, Manchester City e ka mposhtur 3:0 skuadrën japoneze, Urawa Reds, raporton KosovaPress.

Një autogol nga Marius Hoibraaten (minuta e 45+1’) dhe golat nga Mateo Kovacic (minuta e 52’) dhe Bernardo Silva (minuta e 59’) i siguruan fitoren sot skuadrës së Pep Guardiolas.

Kjo fitore për Cityn nënkupton që siguron finalen e kësaj gare, ku atje do të përballet me brazilianët e Fluminenses, me ndeshjen që do të zhvillohet më 22 dhjetor me fillim nga ora 19:00.

Ndërkaq, Urawa Reds do të luajë me skuadrën e Al Ahlyt për pozitën e tretë.

Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Cityt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025