Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, sot bëri një analizë të punës gjatë vitit që sapo lamë pas.
Në fjalën e saj, Manastirliu deklaroi se menaxhimi i situatës së pandemisë dhe kryesisht programi i vaksinimit ka qenë në fokus të qeverisë.
“Menaxhimi i situatës së pandemisë, programi i vaksinimit. Fokusi ynë ka qenë dhe do jetë në disa drejtime, në funksion të fuqizimit të kapaciteteve të institutin të shëndetit publik, në kuadër të forcimit të survejancës aktive. Fuqizimi i kapaciteteve testuese në ISHP është rritur në 40%. Fushatat e vaksinimit është ndjekur në çdo nivel, në system, komunoitete dhe njësitë e vaksinimit të lëvizshme. Vaksnimi kundër COVID, janë aplikuar mbi 30 milionë doza vaksina, mbi 1.3 mln qytetarë me dozën e parë, 380 mijë me dozën e tretë, 43 mijë me dozën e katërt. Kemi marrë masat për vaksinimin e grupeve të rriskuara me gripin sezonal. Të moshuarit mbi 216 mijë qytetarë. Program kombëtar i vaksinimi të fëmijëvë është shtuar me një vaksinë të re. Vaksinimi vajzave mbi 13 vjeç me vaksinën kundër qafës së mitrës. Dy programe të nisura në 2022 dhe të konsoliduara dhe përgjatë muajve të fundit dhe do vijojnë investimet në këto programe, i kujdesit të shikimit dhe dentar. Infrastruktura e qendrave shëndetësore, faza e rehabilitimit të strukturave, 40 qendra shëndetësore janë rehabilituar 340 qendra shëndetësore dhe ambulanca të rehabilituara. Mbi 26 mijë gra kanë kryer falas mamografinë.”, tha ajo, shkruan Rtsh dhe shtoi se protokollet e reja kanë përfshirë 31 qendra shëndetësore të kujdesit 24-orësh, janë trajnuar për të ofruar shërbime të reja, të kujdesit në banesë.
“Në zbatim të strategjisë të kujdesit parësor për shëndetimn mendor, kemi përfshirë shërbimet e integruara socio-shëndetësore. Jemi të parët në rajon për strategjinë e re të integrimit të shërbimit socio-shëndetësor. Plotësimi i kushteve të infrastrukturës, trajnimi i profesionistëve të shëndetit dhe protokollete reja kanë bërë që të ecim më shpejt me programin e aklreditimit të instituvioneve në tërësi”, tha Manastirliu.
Ministrja bëri me dije se gjatë këtij viti, do të nisë puna për qendrën e parë publike për riprodhimin e asistuar në maternitetin “Koço Gliozheni”. Ministria e Shëndëtësisë do alokojë burimet financiare për pajisjet, stafet, për qendrën e parë publike për riprodhimin e asistuar.
“Fokusi ynë do jetë mbështetja e profesionistëve të shëndetit, në rritjen e pagave. U rritën me 6% dhe do rriten në 2023 me incentive financiare, mbështetja e profesionistëve, prioritet mbi prioritetet. Do fillojmë me buxhetin e 2023 me ndërtimin e qendrës laboratorike në institut. Do rehabilitojmë korpusin e institutit. Vaksinimi kundër gripit. Do rrisim me 4 mln usd programin e rimbursimit të barnave për sëmundjet kronike, trajtimet për barnat inovatore. Do financojmë rimbursimin e fishave të diabetit për moshën mbi 65 vjeç, po punojmë për skemën dhe rritjen e transparencës për mënyrës si do bëhet rimbursimi. Paketa po përgatet. Do zgjerojmë shërbimet shëndetësore afër vendbanimit. Do investojmë në flotën e re të urgjencës kombëtare duke rritur numrin e automjeteve të reja. Do punojmë për një qendër të back-up-it për t'u përgatitur për çdo emergjencë. Fuqizimi i kapaciteteve ekzistuese. Përveç mbulimit 100% të paketave shëndetësore, do fillojmë investime të rëndësishme për programe të reja në shërbimet spitalore. Do nisim me buxhetin e 2023 për qendrën e parë publike për riprodhimin e asistuar në maternitetin Koço Gliozheni. Ministria e Shëndetësisë do alokojë burimet financiare për pajisjet, stafet, për qendrën e parë publike për riprodhimin e asistuar. Do rrisim kapacitetet mjekësore”, vijoi Manastirliu.