Manastirliu: 66 mjekë të rinj i shtohen sistemit shëndetësor
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sistemit shëndetësor publik në Shqipëri iu shtuan edhe 66 mjekë të rinj, të cilët porsa u punësuan pas një procesi transparent e meritokratik përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë”.

Gjatë një takimi me 66 mjekët e rinj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu foli sot për sistemin transparent të rekrutimit të punonjësve të shëndetësisë në qendrat shëndetësore dhe spitalet e Shqipërisë.

“Unë jam krenare për punën që është bërë në drejtim të mundësisë që tashmë mjekët dhe infermierët tanë kanë për tu punësuar me transparencë dhe meritë në sistemin shëndetësor publik. Ju jeni profesionistët më të rinj brenda sistemit. Jeni 66 mjekë të përgjithshëm dhe specialistë që përgjatë këtyre muajve të parë të vitit 2023 i jeni bashkuar sistemit tonë shëndetësor publik në kujdesin parësor dhe në atë spitalor”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit me mjekët e rinj, ajo foli për përmirësimin e infrastrukturës dhe të teknologjisë, për të krijuar kushtet dinjitoze për punën e mjekëve si dhe për rritjen e incentivave financiare në vijim.

“Do të kemi këtë vit një rritje të targetuar të pagave për mjekët specialist, paga bazë e të cilëve do të rritet me 500 dollarë. Gjithashtu do të rrisim pagën -siç e kemi premtuar- edhe për mjekët dhe infermierët tanë në masën 7% këtë vit. Duke filluar nga viti 2024, ne do të kemi sërish rritje page të targetuar për mjekët e familjes, mjekët e përgjithshëm dhe infermierët tanë, për të garantuar që politika e rritjes së pagave të jetë një politikë e qëndrueshme”, tha Manastirliu, shkruan Atsh.

Përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë” janë punësuar më shumë se një mijë mjekë të familjes dhe mjekë specialistë, me një sistem transparent të rekrutimit dhe përzgjedhjes së vendeve të punës sipas meritës.

A duhet të themelohet Asociacioni nga Qeveria Kurti?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
492
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024