Paolo Maldini, drejtori teknik i kombëtares italiane, dhe këshilltari i tij Leonardo kanë vendosur të japin dorëheqjen nga Federata Italiane, pas përplasjeve të forta për identitetin e trajnerit të ri të Italisë.
Presidenti i ri i FIGC, Giovanni Malagò, e emëroi Maldinin si Drejtor Teknik më 11 korrik, me qëllimin për të ristrukturuar futbollin italian. Leonardo iu bashkua si këshilltar.
Federata e ka refuzuar emërimin e Pirlos pasi u zbulua se ai mban pozitën e ambasadorit global për kompaninë ruse të basteve "Fonbet".
Kjo ka ngritur shqetësime ligjore dhe etike, pasi promovimi i basteve është i ndaluar në Itali.Sky Sport Italia konfirmon se Maldini dhe Leonardo kanë marrë vendimin përfundimtar për t'u larguar, me njoftimin zyrtar që pritet në orët në vijim.
Kjo i jep fund mandatit të tyre vetëm pak ditë pas nisjes së projektit për rindërtimin e së ardhmes së futbollit italian.