Haxhiu takon admiralin Wikoff: Anëtarësimi në NATO, synimi strategjik i Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu takon admiralin Wikoff: Anëtarësimi në NATO, synimi strategjik i Kosovës
Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim komandantin e Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin George Wikoff, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në vend, bashkëpunimin me KFOR-in dhe koordinimin me NATO-n.
Gjatë takimit, Haxhiu ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook se, ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synimi strategjik i shtetit.
“E falënderova Admiralin Wikoff për angazhimin e tij, si dhe për shërbimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës. Theksova se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik”, ka shkruar ajo në rrjetin social.
E, Wikoff ka takuar edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Pas takimit tonë të parë në janar, pata nderin ta pres sërish në Zyrën e Kryeministrit admiralin amerikan George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli të Italisë, i cili ishte i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Ne jemi mirënjohës për përkushtimin e NATO-s për mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet, si dhe për kontributin e vazhdueshëm për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në Republikën tonë dhe mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Me admiralin Wikoff biseduam për situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve tona dhe NATO-s”, ka shkruar Kurti në Facebook, transmeton KosovaPress.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.