Malajzia rifillon kërkimin e aeroplanit të zhdukur 10 vjet më parë
Bota
Lexohet për: 2 min.
Malajzia rifillon kërkimin e aeroplanit të zhdukur 10 vjet më parë
Foto Arkivë
7 orë më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Malajzisë do të rinisë kërkimin për fluturimin MH370 të Malaysian Airlines, i zhdukur në mënyrë misterioze në  vitin 2014.

Ministri i Transportit, Anthony Loke, tha se qeveria kishte "pajtuar në parim" me një propozim të kompanisë amerikane të robotikës dhe eksplorimit të thellë të oqeaneve Ocean Infinity për të vazhduar kërkimin për avionin e zhdukur.

Detajet përfundimtare të marrëveshjes do të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm. Ocean Infinity nuk do të kompensohet nëse kërkimi rezulton i dështuar. Nëse gjen pjesë të rëndësishme të mbetjeve të avionit, kompania do të merr 70 milionë dollarë.

Loke thotë se kërkimi do të fokusohet në një zonë të re prej "rreth 15 mijë kilometra katrorë" në jug të Oqeanit Indian, ku mendohet se avioni është rrëzuar.

Aeroplani i Malaysia Airlines u zhduk nga radarët më 8 mars 2014, gjatë një fluturimi nga Kuala Lumpur drejt Pekinit në rrethana të pa zbardhura deri më sot, dhe kërkimi për fluturimin e humbur është bërë më i shtrenjti në historinë e aviacionit.

Në aeroplan ndodheshin 227 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit, të cilët konsiderohen të gjithë të vdekur. Radarët treguan se avioni la rrugën e synuar dhe fluturoi përsëri mbi Malajzinë veriore, përpara se të kthehej mbi detin Andaman. Kontakti me aeroplanin më pas humbi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024