BE dakordohet për paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë
Bota
Lexohet për: 1 min.
BE dakordohet për paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë
Foto Arkivë
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u dakorduan sot për paketën e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat do të konfirmohen  zyrtarisht nga ministrat e Jashtëm ditën e hënë.

Në sanksionet e reja përfshihen masa kufizuese për afro 50 anije të vendeve të treta që mbështesin agresionin rus ndaj Ukrainës, si dhe janë shtuar personat dhe personat juridikë, njoftoi Presidenca e Hungarisë.

Vendimi i ri zgjat edhe për gjashtë muaj të tjerë mundësinë e Çekisë për të importuar produkte nafte nga Rusia përmes Sllovakisë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përshëndeti vendimin në X.

"Unë mirëpres miratimin e paketës së 15-të të sanksioneve që synon në mënyrë specifike flotën e fshehtë ruse," shkroi ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024