Mainz ia tregon derën transferimit të ri, shkak qëndrimi pro-palestinez
Lexohet për: 1 min.
8-Mainzi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Skuadra gjermane, Mainz përmes një komunikate e ka bërë të ditur se e ka suspenduar lojtarin, Anwar El Ghazi.

Suspendimi i El Ghazit vjen pasi që lojtari u përfshi në diskutime politike, duke bërë një postim pro-palestinez, raporton KosovaPress.

“FSV Mainz 05 e ka liruar Anwar El Ghazin nga detyrat e tij në stërvitje dhe në ditën e ndeshjes. Ky vendim vjen pas një postimi tashmë të fshirë në rrjetet sociale nga 28 vjeçari. Në postim, El Ghazi morri qëndrim në konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, që u pa i papranueshëm nga klubi”, shkruante në komunikatën e Mainz.

Anwar El Ghazi iu bashkua Mainz si lojtar i lirë para disa javësh.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024