Mainz e thellon më shumë krizën e Bayernit dhe Tuchelit
Lexohet për: 1 min.
18-Tuchel
1 vit më parë
Linku u kopjua

Që prej se e shkarkoi Julian Nagelsmann dhe e zëvendësoi atë me Thomas Tuchel, Bayernit nuk po i ecën mirë në asnjë garë.

Fillimisht u eliminua nga Kupa e Gjermanisë, tani nga Liga e Kampionëve, ndërsa sot Bayerni u mposht nga skuadra e Mainzit, raporton KosovaPress.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Mewa Arena”, Mainz e ka mposhtur Bayernin me rezultat 3:1.

Golat për Mainzin i shënuan Ajorque (minuta e 65’), Barreiro (minuta e 73’) dhe Martin (minuta e 79’), kurse golin e nderit për Bayernin e shënoi Sadio Mane në minutën e 29’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Mainz ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelë në kuotën e 45 pikëve, krahas Bayernit që zë vendin e parë në tabelë me 59 pikë, dy më shumë se Borussia Dortmundi në vendin e dytë.

Rezultati final, 3:1 në favor të Mainz.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024