Mahmuti: Koha të zhvishet qëllimi i vërtetë i heqjes emrin Hasan Prishtina
Lexohet për: 2 min.
Rektorati-foto_Xhemail Sllovinja (2)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Politolog Bardhyl Mahmuti ka mbështetur të gjithë ata që kanë dal kundër iniciativës tejet të dëmshme dhe shumë të rrezikshme për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga emërtimi i Universitetit të Prishtinës.

Ai ka shkruar se përpjekjet që nëpërmjet ndryshimeve të statutit të Universitetit të Prishtinës t’i hiqet “Hasan Prishtina” nga emërtimi i tij me arsyetim se gjoja krijon pasaktësi për shkak se një universitet i krijuar nga strukturat kriminale të instaluara në qytetin e Mitrovicës nga Sllobodan Millosheviqi mban emrin “Universiteti i Prishtinës” është absurdi më i madh që ka prodhuar ndonjëherë udhëheqja e institucionit më të lartë arsimorë në Kosovë.

https://kosovapress.com/admin/emri-i-heroit-hasan-prishtina-nuk-ben-te-hiqet-nga-universiteti/

“Në vend të mobilizimit të gjithanshëm të institucioneve shtetërore dhe universitare për delegjitimimin e plotë të universitetit ilegal në veri të vendit, del propozimi që nga emërtimi i Universitetit të Prishtinës Hasan Pishtina të hiqet emri i njërës nga figurat më të shquara të historisë kombëtare shqiptare, që është sinonim i shtetësisë sonë. Nuk e di se ku i ka rrënjët kjo ide e mbrapsht dhe nuk dëshiroj të lëshohem në hipoteza. Mirëpo, nëse lëshojmë pe ndaj iniciativës që të heqim emrin e Hasan Prishtinës, personalitetit kombëtar që mishëron luftën për pavarësi të trojeve shqiptare, nuk duhet të habitemi kur njerëz të të njëjtës logjikë të propozojnë heqjen nga Kushtetuta e Kosovës të fjalës pavarësi, me arsyetim se gjoja “krijon pasaktësi për shkak se në Preambulën e Kushtetutës së Serbisë, Kosova është pjesë e atij shteti”! Është koha të zhvishet qëllimi i vërtetë i nismës së lartpërmendur dhe të pamundësohet realizimi i saj. Unë mbështes Fondacionin “Hasan Prishtina”, kuadrin pedagogjik dhe studentët e këtij universiteti që kanë dalë kundër iniciativës tejet të dëmshme dhe shumë të rrezikshme për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga emërtimi i Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025