LVV: Plani evropian nuk pengon Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila u shpreh se nuk e kanë parë më herët të njëjtin ngulm dhe guxim pas marrëveshjes së shtatorit 2020 në SHBA, e cila sipas saj solli Minishengenin dhe Moratoriumin.

Deputetja Kusari-Lila në seancën ku po raporton Kurti për dialogun, tha se dakoridimi i 27 shkurtit në Bruksel dallon me atë në SHBA-së, pasi Serbia nuk mund ta pengojë Kosovën të aplikojë në organizata ndërkombëtare.

“Të njëjtin ngulm dhe as të njëjtin guxim nuk u pamë dhe nuk u dëgjuam pas marrëveshjes së shatorit të vitit 2020 e mbani mend se çfarë  kanë qenë disa nga dispozitat e  asaj marrëveshje... Keni nënshkruar moratorium për aplikimi të organizata ndërkombëtare  moratorium për kërkesë të njohjeve nga shtetet tjera jo njohëse moratorium përveç se ishit vetë me mandat jo kushtetues e nënshkruat një marrëveshje jo kushtetuese dhe me atë moratorium ju deklaruat se për 1 vit të tërë nuk do të kërkoni nga askush të njoh subjektivitetin e Kosovës. Cila është  e kundërta e kësaj marrëveshje kjo marrëveshje thotë se në asnjë organizatë ndërkombëtare Serbia nuk mund ta pengoj Kosovën të aplikoj asnjë zero”, tha ai.

Deputetja e LVV-së u shpreh po ashtu se LDK-ja e ka paguar çmimin e gabimeve, por nuk e ka mësuar mësimin.

“Në këtë proces unë e kuptoj se mund të ketë gabime dhe gabimet janë paguar shtrenjtë në veçanti për LDK, një rrëzim i qeverisë Kurti 1 me ditët që janë numëruar nga ambasadori Grenell i dekoruar nga Vuçiq deri tek ajo çfarë aktualisht u ballafaquat me zgjedhje rezultati në 12% të paktën do të duhej ta merrni mësimin dhe mësimi është se në situatën kur nuk ke sinqeritet, në situatën kur nuk reflekton në gabime që i ke bërë në situatën kur e vendos  oportunizmin dhe pozitën tënde që të rrëzosh kryeministrin që i shërben si zëvendëskryeministër....Zotëri Abdixhiku si ish ministër  i Kurti 1 asnjëherë të vetme nuk kam dëgjuar ta ngritësh zërin për Minishengenin, për moratoriumin për rrëzimin e qeverisë Kurti 1”, u shpreh ajo. /B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024