LVV: Përparim Rama po e sfidon procedurën administrative në nivel vendi
Lexohet për: 3 min.
361700987_623883079714547_6338576134152922444_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Përfaqësues të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, kanë akuzuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama se po sfidon opinionin ligjor të Ministrisë së Pushtetit Lokal, e cila i ka vlerësuar disa vendime si pa efekt juridik. Ata theksuan se po bëhet një precedentë shumë i rrezikshëm ku për herë të parë një kryetar i komunës nuk merr parasysh opinionin e ministrisë.

Shefi i asamblistëstëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla në konferencën e mbajtur për media  tha së ata si aksionarë të lëvizjes Vetëvendosje janë penguar fizikisht të ndërhyjnë në ndërmarrje publike, disa nga ndërmarrjet nuk kanë gjetur as edhe persona përgjegjës e as nuk janë  pritur.

Ai duke bërë një kronologji të ngjarjeve, ka thënë se më 8 qershor Kuvendi komunal ka shkarkuar ish aksionarët dhe janë emëruar aksionarët e rinj të ndërmarrjeve komunale dhe më 14 qershor, gjë që është konfirmuar edhe nga ministria se gjithçka ka shkuar sipas procedurës ligjore.

Sveçla i ka përmendur edhe seancën e 27 qershorit, ku pas përfundimit të seancës nga kryesuesi, LDK dhe PDK ka vazhduar seancën, duke marrë disa vendime të cilat, Ministria e Pushtetit Lokal, i ka konsideruar si pa efekt juridik, gjë që në fuqi do të duhej të mbesin vendimet e 8 qershorit, ku janë emëruar kryetarët e rinj të ndërmarrjeve.

“Në disa ndërmarrje na është ndaluar qasje, e në disa nuk na ka pritur askush dhe ne nuk kemi arritur që t’i ushtrojmë kompetencat tona, si aksionarë legjitim të qytetit të Prishtinës. Kryetari Rama përkundër se ministria ka vlerësuar se vendimet të cilat i kanë marrë në seancën e cila ishte mbyllur bëjnë efekt juridik, ai i ka sfiduar këto vendime dhe ka publikuar në faqen e komunës, është një precedentë shumë i rrezikshëm ku për herë të parë një kryetar nuk merr parasysh opinionin ligjor të ministrisë por publikon vendime të cilat nuk kanë vlerë juridikë. Është një precedent i rrezikshëm i cili mund të shërbej për kryetarë të komunave tjera dhe në këtë mënyrë kryetari Rama po e sfidon procedurën administrativë në nivel vendi”, tha Sveçla.

Ndërsa, aksionari i Ndërmarrjes Publike Banesore, Arianit Beqiri tha se ata janë votuar si aksionar më 8 qershor, aksionarët e mëhershëm, bashkë me kryeshefin dhe bordin e saj, kanë vendosur që të anulohet projekti i dëmshëm 120 mijë euro.

Ai tha se kanë tentuar të hyjnë në ndërmarrje, por me ndërhyrjen e aksionarëve të kaluar, ndërhyri policia duke mos i lënë të futën në ndërmarrje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025