Lushtaku intervistohet nga prokuroria, avokati: Të gjitha veprimet i bëri në vetëmbrojtje
Lexohet për: 2 min.
Mergim-Lushtakuu-140723
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku sot është intervistuar nga prokuroria për rrahjen e djeshme në Kuvendin e Kosovës.

Pas intervistimit, avokati mbrojtës i tij, Faton Fetahu ka thënë se Lushtaku është intervistuar në cilësi të dyshuarit për sulm, por edhe të viktimës.

Ai ka thënë se qartazi shihet se zëvendëskryeministri Bislimi ka sulmuar i pari deputetin Lushtaku dhe se ky i fundit të gjitha veprimet e tij i ka bërë në vetëmbrojtje.

Ndryshe, gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, deputetë e ministra janë përfshirë në përleshje fizike.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të foltores së Kuvendit, Mërgim Lushtaku ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky i fundit e ka hedhur shishen në drejtim të tij. Më pas, Lushtaku e ka shtyrë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun. Kjo e fundit është dëgjuar të thotë “a je normal”.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur Policinë brenda sallës së parlamentit./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/rrahja-ne-kuvend-prokuroria-fton-lushtakun-per-intervistim/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkonjufca-pas-rrahjes-ne-kuvend-dite-e-rende-per-kosoven/
https://kosovapress.com/admin/lushtaku-per-hedhjen-e-ujit-kjo-qeveri-ka-nevoje-per-freski-do-ti-padis-ata-qe-sulmuan/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025