Lumir Abdixhiku viziton në shtëpi Gazmend Muhaxherin pas sulmit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Lumir Abdixhiku viziton në shtëpi Gazmend Muhaxherin pas sulmit
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka vizituar sot kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, pas sulmit ndaj tij nga persona që tashmë janë arrestuar.

Abdixhiku gjatë kësaj vizite i ka bërë thirrje autoriteteve të rendit dhe atyre të drejtësisë që të ndërmarrin hapat e domosdoshëm dhe të menjëhershëm në zbardhjen e plotë të sulmi.

“Vizituam mikun tonë Gazin dhe familjen e tij, në shtëpinë e tij në Pejë. E gjetëm edhe më të fortë e edhe më të vendosur në misionin e tij shembullor të udhëheqjes së Pejës - qytetit për të cilin punon me guxim, pasion e energji të pashtershme. I bëj thirrje edhe një herë autoriteteve të rendit e drejtësisë t’i marrin hapat e domosdoshëm dhe të menjëhershëm në zbardhjen e plotë të këtij akti të ulët; e në mbajtjen përgjegjës të autorëve që me dhunë e intimidim provojnë të ndalin një udhëheqës të lirë, me plot vullnet e energji”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht sot në mëngjes në rrugën “Bill Clinton” në Pejë.

Muhaxheri ka njoftuar se pas sulmit të befasishëm është shëndosh e mirë, duke falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin e tij.

Prokuroria Themelore në Pejë ka dhënë detaje shtesë në lidhje me sulmin ndaj kryetarit të kësaj komune Gazmend Muhaxheri.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka bërë të ditur për KosovaPress se me këtë rast janë arrestuar dy persona, të cilët pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Aktualisht prokurorja e çështjes është duke përpiluar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona, të cilët kanë kryer vepra penale sulm ndaj personi zyrtar dhe lëndim i lehtë trupor”, ka thënë Nikçi.

Gjithashtu në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që të sqarohen të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024