Vjosa, lumi i fundit i egër në Evropë u shpall sot “Park Kombëtar” me mbrojtje të plotë kombëtare dhe ndërkufitare, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.
Në ceremoninë e posaçme që u zhvillua në Tepelenë, kryeministri Edi Rama e vlerësoi këtë akt si moment historik në përpjekjen për mbrojtjen e natyrës dhe për transformimin e mendësisë lidhur me natyrën.
Kryeministri shqiptar, ndër të tjera, u shpreh se Shqipëria ka tani 21% të territorit zonë të mbrojtur dhe synimi është që 30% të teritorit ta bëjnë zonë të mbrojtur.
Lumi Vjosa, do të jetë një “Park Kombëtar” unik për Shqipërinë, por edhe për Evropën, i cili e fut Shqipërinë në një tjetër kategori të hartës turistike evropiane dhe hap një tjetër rrugë të re për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social.