“Lufta s’fitohet me fjalë”, Frederiksen: Evropra duhet të armatoset përball rrezikut rus
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
“Lufta s’fitohet me fjalë”, Frederiksen: Evropra duhet të armatoset përball rrezikut rus
Mette F
07/07/2026 - 11:42
Linku u kopjua

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen ka thënë sot se Danimarka po i përmbush objektivat e NATO-s.

Nga Ankaraja, ku po mbahet samiti i NATO-s për këtë vit, Frederiksen theksoi rëndësinë e armatosjes së shteteve, përball rrezikut të Rusisë, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton KosovaPress.

“Evropa duhet të armatoset në mënyrë që të kujdesemi për njerëzit dhe shoqërinë tonë. Nga ana daneze, ne po ia dalim mbanë”, zbuloi Frederiksen, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

Udhëheqësja daneze e tërhoqi vëmendjen ndaj kërcënimit me të cilin përballet Evropa nga Rusia, ndërsa lufta e Presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës vazhdon.

“Duhet të jetë e qartë për të gjithë se është gjithashtu liria dhe siguria jonë që ukrainasit po mbrojnë. Dhe ata nuk mund ta fitojnë luftën me fjalë”, shtoi Frederiksen.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026