Lufta Rusi-Ukrainë, situatë e rëndë në Bakhmut
Lexohet për: 1 min.
bahkmut
1 vit më parë
Linku u kopjua

“Trupat ukrainase kanë zmbrapsur shumë përpjekje ruse për të pushtuar qytetin Bakhmut. Situata rreth Bakhmut mbetet e vështirë. Të gjitha përpjekjet e armikut për të kapur qytetin zmbrapsen nga artileria, tanket dhe fuqitë e tjera të zjarrit," tha komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjeneral kolonel Oleksandr Syrskyi këtë të hënë (13 mars), raporton Sky News.

Ai shtoi se forcat pro-ruse të Grupit Wagner po "sulmojnë nga disa drejtime duke u përpjekur të thyejnë mbrojtjen e trupave tona dhe të avancojnë në rrethet qendrore të qytetit".

Të dyja palët kanë shënuar humbje të mëdha rreth qytetit lindor. Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se rreth 1,100 ushtarë rusë ishin vrarë në zonë që nga 6 marsi.

“Në më pak se një javë, duke filluar nga 6 marsi, ne arritëm të vrisnim më shumë se 1100 ushtarë armik vetëm në sektorin Bakhmut, humbje e pakthyeshme e Rusisë, pikërisht atje, afër Bakhmutit”, tha presidenti ukrainas.

Forcat ukrainase aktualisht kontrollojnë perëndimin të Bakhmutit, ndërsa grupi mercenar rus Wagner kontrollon pjesën më të madhe të pjesës lindore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024